image Çitaku: Thaçi i tremb disa edhe nga burgu

Politikë

Çitaku: Thaçi i tremb disa edhe nga burgu

news image

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas publikimit të pjesës së dytë nga Nacionale të përgjimeve ku Kusari-Lila dëgjohet duke folur me Simiqin e Listës Serbe, raporton Gazeta Sinjali.

Në këto përgjime ku e bë e ditur se Kusari kishte folur edhe Milan Radojiçiqi, ky i fundit kishte deklaruar se “PDK-në e ka armikën më të madhe në Kosovë, e se do të luftojë me ta, sa të jetë gjallë”.

Pas kësaj, Çitaku në reagimin e saj pati disa lavde për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi ku ndër tjera, për të tha se disa i njëjti i tremb edhe nga burgu.

Postimi i plotë:

“Hashim Thaçi është në burg. Duke u përballur me betejën e tij të fundit në mbrojtje të luftës tonë për liri.

Hashim Thaçi, përveç që ka pasë guxim me i hy luftës për liri, ka pasë guxim edhe me ndërtu paqe. Me ofru e garantu të drejta për komunitetet jo shumicë. E ka bërë atë me Kushtetutë.

Hashim Thaçi disa i tremb edhe nga burgu. Andaj mundohen t’i bëjnë gjygj publik edhe këtu, në një kohë kur ai nuk mund të përgjigjet.

E di, ju dhemb. Ai është gjithçka që ju ëndërroni, po nuk jeni. Të mjerë.”

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02Tvfm5vb9nDceFYR3MoL8QJU8HmnuZYLDhYh2nLLSiUoDXxKtpt7YiA7jGu8bE4cNl&id=100079527735092&cft[0]=AZUlJ_9yYkaVihi6pn1rWeFfcQfDlcUiHP3B5d5V8FyBl8sbN_7VQg94IAj0pae4dpn_VB1WJSlEFpHlhGQF-_OP6-96b6v4ToBdvFArZ-1AEqRc6boLRrpqI2HhwTghvKMh_PrQ-MmQNNPtH8JFmIS-kE7873hFUkoJ519DvdU6Q5zBuNdP0ojqSl-HSaCeT3I&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/