image Çitaku: Shfaqje teatrale dhe patetike e Vuçiqit, Serbia dhe grupet paramilitare kanë faj për situatën në veri, jo Kurti

Politikë

Çitaku: Shfaqje teatrale dhe patetike e Vuçiqit, Serbia dhe grupet paramilitare kanë faj për situatën në veri, jo Kurti

news image

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Vuçiq bëri shfaqje teatrale dhe patetike, derisa tha se Kurti ka faj, e njësoj thoshte edhe për Thaçin, Mustafën, Haradinajn.

Ajo ka thënë se Kurtin e ka oponent politik por për gjendjen e sotme në veri Serbia dhe grupet paramilitare kanë faj.

Postimi i plotë:

Shfaqje teatrale dhe patetike e Vucicit sonte.

Kurti tha ka faj. Njejtë thonin për Thaçin, Mustafën, Haradinajn.

Kurtin unë e kam oponent politik dhe e kundërshtoj zëshëm për politikat e tij. E fajsoj për mungesën e reagimit qeveritar karrshi inflacionit, mungesës së projekteve zhvillimore, mungesën e koordinimit me SHBA dhe BE. E kritikoj për rrënimin e dialogut social me media, biznese, shoqëri civile, opozitë. E kritikoj për qasjen e tij në dialog me Serbinë.

Por, për gjendjen e sotme në veri, Serbia dhe grupet paramilitare kanë faj. Ju e keni provokuar situatën.

Shpresoj ta merrni mësimin.

Kosova është ndërtuar qe 24 vite.

/GazetaSinjali/