image Çitaku: Kurti s’e ka ndalë Zajednicën, e ka sjellë atë

Politikë

Çitaku: Kurti s’e ka ndalë Zajednicën, e ka sjellë atë

news image

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk e ka ndalur Zajednicën, por e ka sjellë atë.

Ao ka thënë se një draft-statut për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk ka pasur deri më tani kur Kurti është në pushtet.

“Ai nuk e ka ndalë, ai e ka sjellë Zajednicën, ai e ka sjellë draftin, draft nuk ka pasur asnjëherë deri më tani dhe tani është vetëm në diskutim dhe një version final ne nuk e dimë se si do të duket. Po shpresoj që mund të jetë më i mirë”, ka thënë Çitaku në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

“Mirëpo në momentin kur ne do të kemi një materie, ne sigurisht që do të ndërmarrim të gjitha hapat institucional, politik dhe kushtetues”, ka potencuar ish-ambasadorja Vlora Çitaku.

/GazetaSinjali/