Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar pas hartës së publikuar në Instagram nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ku harta e Kosovës shihet e mbuluar me flamurin serb, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky postim i Vuçiqit ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë, që ka bërë edhe ta raportojnë postimin e Vuçiqit.
“Nuk është llogari parodie. Është llogaria zyrtare e presidentit të Serbisë. Harta e mëposhtme është e Kosovës. Ky është agresion verbal dhe serioz, e si i tillë duhet të dënohet”, shkroi Çitaku në rrjetet sociale.