image Çitaku: Presidenti Thaçi më ka kërkuar që të vazhdojë detyrën si ambasadore

Kosovë

Politikë/ Çitaku: Presidenti Thaçi më ka kërkuar që të vazhdojë detyrën si ambasadore

news image

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Vlora Çitaku, ka thënë se Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka kërkuar që të vazhdojë punën dhe të shërbejë në cilësinë e saj aktuale si ambasadore.

”Megjithëse Presidenti ka autorizim ekskluziv mbi këtë vendim dhe më ka kërkuar që të vazhdoj të shërbej në cilësinë time aktuale, unë do të respektoj kërkesën e Qeverisë”.

Kështu është deklaruar Vlora Çitaku përmes një postimi të Twitter, pas propozimit të ministritë të Punëve të Jashtme, Galuk Konjufca, për shkarkimin e saj nga posti i ambasadores së Kosovës në SHBA si dhe gjashtë ambasadorëve të tjerë.

Tutje ajo shton se s’mund ta kryejë detyrën e saj nëse nuk e ka mbështetjen e të gjitha institucioneve të Kosovës.

”Nuk mund të vazhdoj të shërbej pa mbështetjen e plotë të të gjitha institucioneve të vendit tim”./GazetaSinjali/