Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka postuar sot fotografinë e urës së Autostradës “Arbën Xhaferi”, duke e cilësuar atë më të gjatën dhe më të bukurën në Ballkan.
“Me siguri, ura më e madhe në #Ballkan. Definitivisht, më e bukura! Autostrada Arbën Xhaferri, #Kosovo ????????”, ka shkruar ambasadorja Çitaku, në Facebook, duke shoqëruar fotografinë e shkrepur nga Arian Mavriqi.
E autori i fotografisë ka thënë se nuk e bëri rastësisht foton urës më të gjatë në Ballkan.
“Nuk është se shkova rastësisht, por shkova enkas ta realizoj këtë fotografi të pa parë më herët nga kjo përspektivë të Urës më të gjatë në Ballkan ‘Arbër Xhaferi’, ka shkruar Mavriqi.