image Çitaku për humorin e Stupcave: Ndoshta Vedati e ka pasë pa të keq, shija është e diskutueshme

Sociale

Çitaku për humorin e Stupcave: Ndoshta Vedati e ka pasë pa të keq, shija është e diskutueshme

news image

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka komentuar skeqin e Vedat Bajramit që imitoi ish-kryekuvendarin Jakup Krasniqi që tashmë ndodhet në Hagë.

Përmes kësaj video humoristi Bajrami, ka thumbuar politikanët kosovarë që në urimet e tyre për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nuk i kanë përmendur ish-krerët e UÇK-së të cilët ndodhen në Hagë.

Çitaku përmes një postimi në Twitter i doli në mbrojtje komedianit Bajrami duke thënë se ndoshta e ka pasur pa të keq këtë humor.

Ajo shtoi se e njëjta shoqëri që mirret me këtë nuk e diskuton faktin se udhëheqëist tanë të ditës së pavarësisë u injoruan dhe mohuan nga përfaqësuesit e shtetit.

Intersante, një shoqëri mirret me Stupcat dhe Vedatin. Ndoshta Vedati e ka pasë pa të keq ( shija është e diskutieshme) Po, e njejta shoqëri nuk e diskuton faktin se udhëheqësit tanë të ditës së pavarsisë u injoruan dhe mohuan nga përfaqësuesit e shtetit sot”, ka shkruar Çitaku.

/GazetaSinjali/