Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar partinë në pushtet, pas mungesës së kuorumit në seancën e sotme parlamentare.
Çitaku ka thënë se një parti që ka fituar mbi 50 për qind të votave dhe dështon në mënyrë të vazhdueshme të sigurojë shumicën në kuvend, shfaq papërgjegjësi të skajshme.
“Një parti që ka fituar mbi 50% të votave dështon në mënyrë të vazhdueshme të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvend. Papërgjegjësi e skajshme. Puna e parë dhe kryesore e deputetëve është miratimi dhe inicimi i nismave ligjore. Jo hajt pak. Jo deklarimet jashtë rendit të ditës. Jo show. Është vend pune. Është kontratë me qytetarin”, ka shkruar Çitaku.