image Çitaku: Pa një zor të madh Kurti nuk e mbanë në detyrë ambasadorin Martin Berishaj

Politikë

Çitaku: Pa një zor të madh Kurti nuk e mbanë në detyrë ambasadorin Martin Berishaj

news image

Gazeta e njohur sllovene “Prava” ka botuar së fundmi një artikull ku sipas gazetën dyshohet se ambasadori Berishaj është paguar nga GEN-i, teksa raportohet edhe për kompaninë e Berishajt që mban emrin “MB Consulting”. Madje, aty theksohet se ambasadori kosovar ka tërhequr 600 mijë euro para të thata (cash) në vitet 2019 dhe 2020.

Në shkrim përmendet edhe Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, mbi të cilin hidhen dyshime se është financuar nga paratë e filialit të GEN-It në Tiranë, ku janë transferuar 14 milionë euro.

Ndaj kësaj ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e cila ka shkruar se përkundër skandalave, Martinaj vazhdon të mbetet në detyrën diplomatike.

Çitaku ka thënë se “Kurti” ka një zor, në të kundërtën Martinaj nuk do të ishte ambasador.

“Martin Berishaj vazhdon të jetë Ambasador, përkundër skandaleve të publikuara në mediat Sllovene. Kryeministri, në këto rrethana pa një zor të madh nuk e mbanë në detyrë Martinin”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në Facebook.

/GazetaSinjali/