image Çitaku: Në qeverisje e kemi një parti e cila ndarjen e pushteteve dhe Kushtetutën e sheh si kërcënim

Politikë

Çitaku: Në qeverisje e kemi një parti e cila ndarjen e pushteteve dhe Kushtetutën e sheh si kërcënim

news image

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar deputetit të VV-së, Adnan Rrusetimi, i cili dje tha se opozita vazhdimisht po e kërcënon Qeverinë me Gjykatën Kushtetuese.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ajo ka shkruar se Kushtetuta e Kosovës nuk është kërcenim, por e tillë është mendësia totalitare.

Ajo ka vlerësuar se Kosova ka një qeveria që ndarjen e pushteteve dhe rendin kushtetues e sheh si kërcenim.

“Pra, në qeverisje e kemi një parti e cila ndarjen e pushteteve dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës e sheh si kërcënim. Në demokracitë liberale Kushtetuta dhe ligji shërbejnë si pararojë për të kufizuar epshet, ambicjet, e ndonjëherë edhe deliret e politikanëve të papërgjegjëshëm. Kushtetuta nuk është kërcënim. Mendësia totalitare është”, ka shkruar Çitaku.

/GazetaSinjali/