image Çitaku: Mosdurimi dhe qasja idhnake e Kurtit karrshi Edi Ramës po e dëmton Kosovën

Politikë

Çitaku: Mosdurimi dhe qasja idhnake e Kurtit karrshi Edi Ramës po e dëmton Kosovën

news image

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës,Vlora Çitaku a ka quajtur fëmijërore dhe të papërgjegjshme sjelljen e kryeministrit Kurti për mospjesëmarrjen në takimin informal të Tiranës me liderët e rajonit.

Përmes një statusi në Facebook, Çitaku ka pyetur se si mundet me qenë më e rëndësishme një konferencë “në ishujt e bukur të Greqisë sesa takimi me liderët e rajonit dhe Komisionin Evropian në Tiranë?!”

Sipas Çitakut, Rama nuk e ka ftuar kryeministrin në darsëm familjare, por në takim me liderët e rajonit, në kuadër të procesit të Berlinit.

Tutje ajo tha se mosdurimi dhe qasja e juaj idhnake karrshi Kryeministrit shqiptar po e dëmton Kosovën.

Postimi i plotë:

Fëmijërore dhe politikisht e papërgjeshme sjellja e Kryeministrit Kurti.

Si qenka më me rëndësi një konferencë në ishujt e bukur të Greqisë sesa takimi me liderët e rajonit dhe Komisionin Evropian në Tiranë?!

Kryeministër, Edi Rama nuk të ka ftuar në darsëm familjare, por në takim me liderët e rajonit, në kuadër të procesit të Berlinit. Në takime të tilla mospjesëmarrja juaj nuk është më refuzim personal i juaji karrshi Ramës. Nuk ka asgjë personale këtu.

Mosdurimi dhe qasja e juaj idhnake karrshi Kryeministrit shqiptar po e dëmton Kosovën.

/GazetaSinjali/