image Çitaku, Kurtit: Ju keni punësuar njerëz vetëm në Gjermani

Politikë

Çitaku, Kurtit: Ju keni punësuar njerëz vetëm në Gjermani

news image

Pas deklaratave nga ministri i financave, Hekuran Murati e kryeministri Albin Kurti se për herë të parë mbi 400 mijë vende të punës të regjistruara si fuqi punëtore aktive, ka reaguar edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ajo e ka quajtur deklaratën e kryeministrit si një gënjeshtër, duke shtuar se kjo tashmë është e ditur se si populistët e manipulatorët e marrin një të vërtetë dhe e përziejnë me dhjetë gënjeshtra.

Çitaku ka thënë se kjo qeveri ka punësuar njerëz vetëm në Gjermani, duke iu referuar ikjes së të rinjve nga Kosova.

Postimi i plotë i saj:

Është tashmë e ditur se populistët dhe manipulatorët e marrin një të vërtetë, dhe atë e përziejnë me dhjetë gënjeshtra.

E tillë ishte edhe deklarata e Kurtit për 400.000 të punësuar nga ai.

Kryeministër, ju keni punësuar njerëz vetëm në Gjermani.

Mos më besoni mua. Besnoni në të dhënat e Entit të Statistikave.

/GazetaSinjali/