image Çitaku: Kurti dhe Bislimi ndoshta e kanë pranuar planin franko-gjerman, jo Kosova

Politikë

Çitaku: Kurti dhe Bislimi ndoshta e kanë pranuar planin franko-gjerman, jo Kosova

news image

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se si qeveri e pranojnë planin franko-gjerman.

Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku ka ironizuar me kryeministrin Kurti, duke thënë se ai dhe vartësi i tij, Besnik Bislimi ndoshta e kanë pranuar planin franko-gjerman.

“Ne e kemi pranuar propozimin paska thënë Kryeministri. Ne, ndoshta po mendon për veten dhe për Bislimin”, ka shkruar Çitaku.

Me tutje, ajo ka thënë se Kosova e pranon marrëveshjen vetëm pasi të votohet në Kuvend.

“Kosova e pranon marrëveshjen pasi ta ketë votuar në Parlament”, thotë ajo me tej.

Ish-ambasadorja, ka kërkuar disa sqarime nga shefi i ekzekutivit në lidhje me planin franko-gjerman.

“Ndërkohë, Kryeministri duhet të vijë në Kuvend dhe të sqarojë:

1) A e përmbanë marrëveshja njohjen reciproke;

2) A do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për themelimin e asociacionit;

Për 6 kushtet e trumpetuara në Kuvend më mirë nuk po flas”, ka shkruar ajo.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=181108871216703&id=100079527735092

/GazetaSinjali/