image Çitaku: Krimi i vetëm i të birit të Rashiqit ishte se është fëmija i një politikani që nuk iu nënshtrua Beogradit

Kosovë

Çitaku: Krimi i vetëm i të birit të Rashiqit ishte se është fëmija i një politikani që nuk iu nënshtrua Beogradit

news image

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar pas rrahjes së djalit të politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Twitter, Çitaku ka thënë se krimi i vetëm i të birit të Rashiq ishte se është fëmija i një politikani që nuk iu nënshtrua Beogradit.

Çitaku ka bërë thirrje për ndalje të dhunës dhe kërcënimeve.

Një djalë 18-vjeçar u rrah nga një bandë e serbëve në Graçanicë sot. Krimi i tij i vetëm është të qenit i biri i Nenad Rashiq – një politikan progresiv i pavarur në Kosovë, të cilin nuk mund ta kontrollojë Beogradi. Tetë njerëz janë arrestuar, deri më tani. Kërcënimet dhe dhuna duhet të ndalen”, ka shkruar Çitaku./Gazeta Sinjali/