image Çitaku - Krasniqit: Urime, shoku im i fëmijërisë

Politikë

Çitaku – Krasniqit: Urime, shoku im i fëmijërisë

news image

Anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka uruar Memli Krasniqin, për zgjedhjen e tij në krye të kësaj partie, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo Krasniqin e ka quajtur bashkudhëtarin e tij politik për tash e 17 vite.

Urime Memli, shoku im i fëmijërisë, bashkudhëtari im politik tash e 17 vite!  Të priftë e mbara! Bashkë!”, ka shkruar ajo.

Memli Krasniqi u zgjodh sot kryetari i ri i PDK-së në konventën e dhjetë të kësaj partie. Në votim morën pjesë 476 delegatë, ku 7 prej tyre ishin kundër dhe 1 ka abstenuar.

Kujtojmë se Krasniqi ishte i vetmi kandidat për kryetar të kësaj partie./Gazeta Sinjali/