Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka akuzuar kryeministrin për keqqeverisje, duke thënë se Kosova sot është e përqarë nga brenda dhe e sanksionuar nga aleatët.
Çitaku i ka reaguar pasi për dallim nga katër shtetet fqinje, Kosova nuk është pjesë e programit 7.5 miliardësh të financuar nga Bashkimi Evropian.
Kosova ka humbur edhe një shans të artë për një projekt të madh financiar nga Bashkimi Evropian dhe bëhet fjalë për programin “Europa Digjitale”, një projekt ky shumë i rëndësishëm për bizneset dhe institucionet e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas Çitakut, Kurtit nuk i bëhet vonë as për MSA e as për IPA, porse Kosova nuk i takon një njeriu.
Postimi i plotë:
Kosova sot:
E përçarë nga brenda, dhe e sanksionuar nga aleatët. Ky është rezultati i qeverisjes së Albin Kurtit.
Vlerat monetare të humbura nga ky sanksionim janë pakrahasimisht më të vogla se dëmi që i është bërë kredibilitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Unë e di që Kurtit nuk i bëhet vonë as për MSA e as për IPA. Tek e fundit ai dhe VV nuk kanë votuar për ratifikimin e MSA në Kuvend.
Por, Kosova nuk i takon një njeriu.