image Çitaku: Kjo Qeveri po rrënon përditë kredibilitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, vendi në rrezik

Politikë

Çitaku: Kjo Qeveri po rrënon përditë kredibilitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, vendi në rrezik

news image

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka akuzuar qeverinë aktuale për moskoordinim me aletatët për shpalljen e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigada e Veriut” si organiata terroriste.

Përmes një shkrimi në Facebook, Çitaku ka pyetur se me kë po bashkërendon, përderisa sipas saj qeveria thotë se po koordinohet me ShBA-të dhe vendet e tjera, ndërsa në anën tjetër ajo demantohet nga po ato vende.

Sipas saj, kjo qeveri po e rrënon kredibilitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Ja në çfarë niveli kemi arritë në raportet tona me aleatët.

SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania publikisht demantojnë Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës lidhur me vendimin e djeshëm për dezignimin e dy organizatave si terroriste.

Kjo qeveri çdo ditë e më shumë po e rrënon kredibilitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Nëse për çështje kaq të ndjeshme të sigurisë qeveria nuk koordinohet me SHBA, U.K dhe Gjermaninë, e megjithatë deklarohet se ka pasur koordinim me ndërkombëtarët, pyetja është me kë janë bashkërenduar?!!! Me cilët ndërkombëtarë?

Me këtë qasje avantureske nuk po rrezikohet vetëm veriu i vendit, por tërë Kosova dhe gjithçka që është arritur me shumë mund dhe sakrificë.

/GazetaSinjali/