image Çitaku jep këshilla për ata që vijnë nga vendet e prekura me koronavirus

Kosovë

Shëndetësi/ Çitaku jep këshilla për ata që vijnë nga vendet e prekura me koronavirus

news image

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Vlora Çitaku, përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në Facebook, ka dhënë një këshillë miqësore për personat të cilët vijnë në Kosovë nga vendet e prekura me koronavirus.

Çitaku këshillon të gjithë personat që kanë pasur kontakte me personat e dyshuar ose të prekur me COVID-19 dhe kanë simptoma si ethe, temperature apo kollë, që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin kontaktet.

“Këshillë miqësore: Nëse vini nga vendet e prekura me Coronavirus ose keni pasur kontakte me personat e dyshuar ose të prekur me COVID-19 dhe keni simptoma si ethe, temperaturë apo kollë, ju lusim të qëndroni në shtëpi dhe të shmangni kontaktet! Lajmroni menjëherë Institucionet shëndetësore.
Personat që kanë ardhur nga vendet me Koronavirus, por që nuk kanë shenja, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre!”, ka shkruar ambasadorja Çitaku.

Tutje, ajo bën thirrje që, “pa frikë, por me kujdes të shtuar, të jemi maksimalisht të kujdesshëm dhe të ruajmë shëndetin e njëri-tjetrit!”./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/vlora.citaku.1/posts/10156698447067414