image Çitaku ironizon me kërkesën e Vuçiqit drejtuar KFOR-it: Unë kam kërkuar udhëtim në hënë, dhe kam më shumë gjasa

Politikë

Çitaku ironizon me kërkesën e Vuçiqit drejtuar KFOR-it: Unë kam kërkuar udhëtim në hënë, dhe kam më shumë gjasa

news image

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pak çaste pas publikimit të vendimit të qeverisë serbe, se sonte do t’i dërgojnë një postë elektronike KFOR-it për kthimin e ushtarëve serbë në Kosovë.

Çitaku ka ironizuar duke thënë se edhe ajo ka dërguar një email në NASA dhe se ka kërkuar që ti sigurohet një udhëtim në Hënë.

Postimi i plotë:

Presidenti i Serbisë i paska dërgu një email Komandës së KFOR me kërkesën për “ zbarkimin e 1000 ushtarëve “ të ushtrisë së Serbisë në Kosovë.

Edhe unë e kam dërgu një email në NASA. Kam kërkuar që të ma sigurojnë një udhëtim në Hënë.

Gjasat për përgjigje pozitive i kam shumë më të mëdha se Vucic.

/GazetaSinjali/