Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas raportimit se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka thënë prokurorit “Dorëzohu, s’është vonë”.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kështu i duan të dorëzuar, si mjekët, ashtu edhe policët e mediat, shoqërinë civile e opozitën.
Çitaku ka thënë se kjo mendësi nuk kalon në Kosovë.
“Dorëzohu, s’është vonë” i paska thënë prokurorit e pandehura Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë. Sepse, ashtu, të dorëzuar i duan të gjithë. Të dorëzuar i duan mjekët, mësuesit, policët, prokurorët, mediat, shoqërinë civile, opozitën. Kjo mendësi nuk kalon në Kosovë”, ka shkruar Çitaku.