Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi ka postuar një fotografi të ish ambasadorës e deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku me ish shefin e kundërzbulimit të FBI-së Mcgonigal.
Ky i fundit tashmë po hetohet në ShBA. Në lidhje me rastin e tij janë përmendur edhe figura si Edi Rama, e politikanë të tjerë shqiptar, por përveq Ramës nuk kishte emër tjetër konkret.
Abrashi ka thënë se Çitaku është mirë të na njoftojë për lidhjet dhe takimet me këtë person si dhe temat e diskutuara.
Pas këtij postimi nga deputeti i VV-së, ka ardhur edhe reagimi i Vlora Çitakut.
Ajo e ka quajtur një “përpjekje qesharake” nga eksponentët e VV-së, për të shpërndarë mjegull.
Ajo ka sqaruar fotografinë e atij takimi, duke dhënë se kjo kishte ndodhur në tetor të 2017 dhe se ishte e ftuar të flas para oficerëve e kadetëve të FBI-së për rolin e SHBA-ve nëluftimin e sfidave rajonale e globale.
Sipas Çitakut, ai takim ka qenë një nder që i është bërë Kosovës, ndërkohë që nuk ka ngurruar të ia përmend edhe Martin Berishajn.
Postimi i plotë:
Një përpjekje qesharake e ekspontëve të VV-së për të shpërndarë mjegull.
Me 4 Tetor 2017 jam ftuar zyrtarisht të flas para oficerëve dhe kadetëve të FBI për rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-ve në luftimin e sfidave rajonale dhe globale. Folës kemi qenë unë dhe Henry Kissinger.
Ngjashëm jam ftuar edhe në State Department, CIA etc.
Ky ka qenë nder që i është bërë Kosovës.
E tash, si e keni Martinin?