image Çitaku: Fjalimet kryejnë punë në opozitë kryeministër, në Qeveri duhen vepra

Politikë

Çitaku: Fjalimet kryejnë punë në opozitë kryeministër, në Qeveri duhen vepra

news image

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kryeministrit, Albin Kurti pas publikimit të shkrimit të tij për progres ekonomik në Kosovë.

Çitaku në një postim në Facebook ia ka listuar kryeministrit Kurti rritjen e çmimeve për produktet esenciale, rritjen e çmimit të rrymës, inflacionin dhe por edhe ikjen e qytetarëve nga vendi.

“E në ndërkohë, përderisa qeveritë e vendeve në rajonin tonë kanë ndërmarrë masa për të ndihmuar qytetarët, Kryeministri Kurti ka vendosë me u mundu me na binë me fjalë se punë nuk i kemi pasë kurrë më mirë. Kjo është shqetësuese posaçërisht pasë parasyshë dimrin e vështirë që po na pret.”, ka shkruar ajo.

Sipas saj fjalimet mund të kryejnë punë në opozitë, në Qeveri duhen vepra.

/GazetaSinjali/