Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend, ku u paralajmëruan sanksione ndaj Kosovës nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku ka shkruar se Kosova nuk i takon një njeriu dhe se e ardhmja e vendit nuk mund të rrezikohet për një grusht votash.
“Çfarë Kosove duam ne për fëmijët tanë? Të izoluar apo të integruar në BE dhe NATO?” – ka pyetur ajo.
“Kualiteti i aleancave dhe mirëmbajtja e tyre është po aq e rëndësishme sa edhe sovraniteti. E ardhmja e Kosovës nuk guxon të rrezikohet për një grusht vota. Kosova nuk i takon një njeriu”, ka shkruar Çitaku.