image Çitaku-Bislimit: Jeni për keqardhje, qesharakë, a po mendoni që e doni Kosovën më shumë se ne?

Politikë

Çitaku-Bislimit: Jeni për keqardhje, qesharakë, a po mendoni që e doni Kosovën më shumë se ne?

news image

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovë, Vlora Çitaku, i ka reaguar Qeverisë dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, pas vënies së kushteve ndaj Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.

Çitaku tha se si Qeveria janë për keqardhje e edhe qesharak, teksa ua nisi edhe disa pyetje.

“Sinqerisht, në cilin cilin planet jetoni? Çfarë motive keni? A keni ambicije për Republikën e Kosovës? A doni ta kemi Kosovën anëtare të BE?

Kush po mendoni që jeni? A po mendoni që e doni Kosovën më shumë se ne?!”, shkroi ajo.

Sipas saj, në këtë fundjavë në Kosovë do të qëndrojnë disa zyrtarë të lartë nga SHBA, prandaj ka kërkuar nga Qeveria që të mos tallet dhe ti marrë seriozisht rekomandimet.

Postimi i plotë:

Pra, Qeveria e Kosovës përmes ZVKM Bislimi i paska vënë kushte Bashkimit Evropian dhe Amerikës. Bravo 

Sinqerisht, në cilin cilin planet jetoni? Çfarë motive keni? A keni ambicije për Republikën e Kosovës? A doni ta kemi Kosovën anëtare të BE?

Jeni për keqardhje. Qe besa edhe qesharak, sikur mos të mbanit petkun zyrtar mbi supe.

Kush po mendoni që jeni? A po mendoni që e doni Kosovën më shumë se ne?!

Nuk do t’ju lejojmë që ta rrezikoni të ardhen e vendit tonë.

Në këtë fundjavë në Kosovë do të qëndrojnë disa zyrtarë të lartë nga SHBA. Mos u tallni. Merrni rekomandimet seriozisht.

Qeverisja nuk është lojë fëmijësh, e as kupon për të kompenzuar deficiet tuaja historike.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid08dvqW1rkGMhhBzUK7QYYokKhQz9WstmwgztDpUxG5G1Hzu2R6P8Dhd1vuKsA5K56l&id=100079527735092&cft[0]=AZVRFk4JtQ36i1bR5u88Rv8PlICGHyrFCDEUENUsXyax0syHJez5wqSCL_HOYa_3mLxBwergxZLMggHrwbdnJKDH9Yf05xiX0ASfdxBUr8Z2pMztUUVCd1FHMhkO9J_YsI299zPlXKm2NtIkA-nlE9VPbGoqbAzdmDct4vcPyaXndw&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/