Këngëtarja shumë e përfolur shqiptare, Çiljeta Xhiliaga, ka tash disa muaj që tregon publikisht sa e do fenë myslimane.
Madje, artistja gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, publikonte fotografi dhe video ku shihej e mbuluar, transmeton Sinjali.
Që e vazhdon këtë zakon, Çiljeta ka vendosur të tregojë përmes një imazhi të publikuar së fundmi në rrjetin social, Instagram.
“Koha e ikindisë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit, në gjuhën angleze.
Ndryshe, sa i përket projekteve muzikore edhe pak ditë pritet që këngëtarja të publikojë këngën e re që është në bashkëpunim me Estton./Sinjali/