image Cili është vendi më i shtrenjtë në Ballkan dhe ku radhitet Kosova

Kosovë

Cili është vendi më i shtrenjtë në Ballkan dhe ku radhitet Kosova

news image

Vendi më i shtrenjtë në Ballkan është Kroacia që në listën prej 139 vendeve renditet në vendin e 59-të. Kosova radhitet në vendin e 134-të si vendi më i lirë në Ballkan.

Sipas një infografike të publikuar nga Radio Evropa e Lirë versioni në gjuhën serbe në Kroaci janë çmimet më të larta në Ballkan ndërkaq në Kosovë më të ulëtat.

Kroacia radhitet e para si vendi më i shtrenjtë në Ballkan, pastaj vjen Mali i Zi, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe e fundit në listë është Kosova si vendi më i lirë.

Në nivel botëror, Bermudet dhe Zvicra janë vendet më të shtrenjta për jetë ndërsa Pakistani dhe Afganistani më të lirat.

/GazetaSinjali/