Aktorja e njohur kosovare, Teuta Krasniqi, në një intervistë të fundit ka treguar se kush është aktori shqiptar i saj i preferuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Teuta u shpreh se aktori shqiptar që ajo e vlerëson më së shumti është Astrit Kabashi.
Krasniqi thotë se Kabashi është aktor fantastik dhe meriton të njihet ndërkombëtarisht.
“Kam shumë qef me lujt me të në një film sepse seriale kemi lujt gjithë. Është aktor fantastik dhe që meriton edhe njohje jashtë Kosovës, mendoj se është Astrit Kabashi”, tha Teuta.
Teuta dhe Astriti kanë luajtur për disa vite bashkë edhe te seriali vendor “Kafeneja jonë”. / Gazeta Sinjali/