image Cilët lloje të njerëzve preferojnë veturat luksoze, flasin psikologët

Studim/ Cilët lloje të njerëzve preferojnë veturat luksoze, flasin psikologët

news image

Sipas një studimi të fundit, ekzistojnë dy lloje të njerëzve që preferojnë makina luksoze.

Jan-Eric Lonkquist, profesor i psikologjisë sociale në Universitetin e Helsinkit, erdhi në këtë përfundim. Ai mori idenë për këtë studim duke shikuar sjelljen antisociale në trafik.

Sipas tij, makinat e shtrenjta drejtohen nga njerëz arrogantë.

“Kam vërejtur se në dritën e kuqe të semaforit zakonisht nuk ndalen vozitësit e makinave të shpejta gjermane. Ata gjithashtu nuk ndalen as para këmbësorëve dhe në përgjithësi janë neglizhues në trafik”, pohon Lonquist.

Ekipi i tij i ekspertëve ka anketuar rreth 1.900 shoferë, duke i pyetur se çfarë lloj veturash u përshtaten më së miri, statusin e tyre material, e deri te tiparet personale dhe format e tjera shoqërore.

Duke gjykuar nga ky studim, burrat të cilët janë egoistë, kokëfortë, të pandjeshëm, të prirë për të debatuar dhe të vështirë për të negociuar, vozitin makina të shtrenjta Audi, BMW dhe Mercedes në shumicën e rasteve.

“Këto tipare të karakterit shpjegojnë nevojën për gjëra të shtrenjta dhe gjithashtu tregojnë arsyet pse individë të tillë janë të prirë për të thyer rregullat e vozitjes”, thotë Lonquist.

Sipas sondazhit, njerëzit që kanë vështirësi në komunikim dhe kanë vështirësi të bashkëpunojnë me të tjerët ka më shumë të ngjarë të blejnë makina shumë të shtrenjta.    

“Bëhet fjalë për njerëz që e konsiderojnë veten më të mirë, kështu që ata duhet ta tregojnë këtë te të tjerët”, thotë ekipi i Lonquist.

Është interesante që lidhja midis sjelljes antisociale dhe dashurisë ndaj automjeteve luksoze që ata vëzhguan është e pranishme vetëm te burrat, por jo te gratë.

Përveç individëve arrogantë, sondazhi zbuloi një lloj tjetër njerëzish me preferencë për këtë lloj makine.

Siç rezulton, njerëzit e të dy gjinive që janë të ndërgjegjshëm, ambiciozë, të besueshëm, të mirorganizuar dhe të denjë për respekt, gjithashtu i duan makinat e shtrenjta.

“Në këtë rast, bëhet fjalë për rëndësinë që këta individë i kushtojnë cilësisë. Duke drejtuar makina që janë të besueshme, ata dërgojnë mesazhin se janë vetvetja”, tha Lonquist./Gazeta Sinjali/