image Cilët janë titujt e ri të Harryt dhe Meghanit pasi nuk kanë më status mbretëror

Bota e Yjeve

Vendimi/ Cilët janë titujt e ri të Harryt dhe Meghanit pasi nuk kanë më status mbretëror

news image

Meghan Markle dhe Princi Harry vetëm para disa ditësh dhanë lajmin që po tërhiqen nga familja mbretërore, duke hequr kështu dorë edhe nga statusi i tyre. Vendim ky që u miratua nga Mbretëresha Elizabeth II.

Atyre iu hoqën titujt “Lartësia e Saj Dukesha e Sussex” dhe “Lartësia e Tij Duka i Sussex, Kont i Dumbarton dhe Baron Kilkeel”.

E ndërsa tani ata quhen thjesht “Harry, Duka i Sussex” dhe “Meghan, Dukesha e Sussex.” Por sipas burimeve brenda pallatit mbretëror, këto tituj do të ndryshojnë shpejt pasi titulli i Meghan, “Dukeshë” është përdorur për gratë e divorcuara të mbretërisë.