image Ngjarjet që do të shënohen gjatë ditës në vendin tonë

Kosovë

Kosovë/ Ngjarjet që do të shënohen gjatë ditës në vendin tonë

news image

  • Mbahet punëtoria ndërkombëtare “WIC Health Policy Workshop”. (Kolegji Heimerer në Prishtinë, ora 09:00)
  • Kongresi Kombëtar i të Rinjve të Kosovës mbështetur nga Friedrich-Ebert-Stiftung mban debatin e parë politik. (Salla e Kongreseve “Hotel Grand”, ora 09:30)
  • Në 21-vjetorin e rënies së dëshmorit Doktor Lec Gradica do të bëhen homazhe pranë varrit të tij. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në Marinë të Skenderajt, ora 10:00)
  • Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë zhvillon aktivitetin e  promovimit të aktivitetit  sensibilizues me moton  “Ne ruajmë, Ne mbrojmë, Ne sigurojmë”. (Ora 10:00)
  • Zyra e UNICEF-it në Kosovë organizon “Activate Talks”. (Cineplexx Kosova, Albi Mall, ora 10:00) 
  • Paneli Zgjedhore për Ankesa dhe Parashtresa mban konferencë. (PZAP, ora 10:30)
  • Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës promovon librin “Vendbanimet e Kosovës”. (ASHAK, ora 11:00)
  • Pavijoni i Republikës së Kosovës në Bienalen e 58-të të Venedikut dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit promovojnë katalogun e veprës “Family Album” të artistit Alban Muja. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)
  • Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), fillojnë projektin për përgatitjen e Planit të veprimit të qytetit të gjelbër për Prishtinën. (Objekti i Komunës së Prishtinës, ora 12:25)
  • Koalicioni AAK-PSD mban konferencë. (Zyrat qendrore të AAK-së, ora 13:00)
  • Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ndan mirënjohje për Vasfije Krasniqi-Goodman. (Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit, ora 20:00)