Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë pajtuar përfundimisht që Qeveria e ardhshme e Kosovës do t`i ketë vetëm 12 ministri.
Krerët e këtyre subjekteve politike që pritet ta zyrtarizojnë marrëveshjen për bashkëqeverisje të hënën, janë pajtuar që Ministria e Drejtësisë, Ministria e Arsimit, Shëndetësisë, Mbrojtjes, ajo për Kthim dhe Ministria e Kulturës e Sportit do të mbesin siç kanë qenë.
Ndërkohë në Ministrinë e Punëve të Jashtme do të shkrihen edhe dy ministri të cilat kanë qenë deri sot të ndara Ministria për Integrime dhe ajo e Diasporës.
Në Ministrinë për Ekonomi dhe Zhvillim, do të përfshihen Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ajo e Inovacionit dhe Ministria e Ekonomisë.
Në Ministrinë e Infrastrukturës do të bëhen bashkë Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.
Ministria e Financave do të bashkohet me Ministrinë për Punë dhe Mirëqenie Sociale.
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme do të bëhen bashkë ministria e Administratës Publike dhe ajo e Pushtetit Lokal.
Dhe në fund do të mbetet Ministria për Bujqësi. Ndërkohë faza e fundit para nënshkrimit të koalicionit do të jetë edhe ndarja e përgjegjësive në qeveri.
Lidhur me këtë riorganizim kishte folur deputeti i LDK’së, Lumir Abdixhiku, i cili kishte qenë edhe pjesë e grupeve punuese. /Gazeta Sinjali/