image Cilat janë vendet më të mira për të rritur fëmijët?!

Botë

Raport/ Cilat janë vendet më të mira për të rritur fëmijët?!

news image

Sipa studimeve të fundit SHBA-ja më nuk e kryeson listën e vendeve më të mira për rritjen e fëmijëve. Tani vendin e parë në këtë listë e mban Danimarka.

Raporti, i cili rendit vendet më të mira, vlerësoi 73 kombe dhe kjo renditje bëhet çdo vit nga studiues të Shkollës Wharton të Universitetit të Pensilvanisë.

Në këtë renditje, nuk përfshihen Shqipëria dhe Kosova. Danimarka është njohur si vendi më i mirë për të krijuar një familje falë politikave shumë bujare për gratë që sapo kanë lindur dhe lejes së atësisë, sistemit shëndetësor dhe arsimit publik falas në këto vende.

Në vendin e dytë renditet Suedia ndërsa në të tretin Norvegjia. Kanadaja dhe Holanda janë në pesë të parat, pasuar nga Finlanda, Zvicra, Zelanda e Re, Australia dhe Austria. Dy vendet fqinje të Shqipërisë, Italia dhe Greqia renditen përkatësisht në vendin e 16 dhe 21.

Në listën me 73 shtetet renditen edhe dy vende të Ballkanit, Kroacia në vendin e 24 dhe Serbia në vendin e 63.

Sondazhi u krye duke pyetur më shumë se 20,000 njerëz në SH.B.A., Azi, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Pjesëmarrësit u ndanë në mënyrë të barabartë në grupe të ndryshme në mënyrë që të kishin përfaqësim të saktë për secilin komb./Gazeta Sinjali/