Kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga përballja me Poloninë, një lajm aspak i mirë vjen për Kuqezinjtë.
Sipas ‘OVERSPORT’, Sokol Cikalleshi ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19 dhe nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e nesërme.
Kështu alternativa në sulm, Rejas i mbeten Broja dhe Manaj, për pozitën e startuesit.
Shqipëria luan nesër ndaj Polonisë në “Air Albania Stadium’, në Tiranë nga ora 20:45.
Ky ballafaqim është vendimtar për renditjen e grupit, ku fituesi e blindon pozitën e dytë.