image Çifti shqiptar u gjet në valixhe, mediat italiane: Nusja i vrau se ishte shtatzënë me një tjetër

Evropë

Çifti shqiptar u gjet në valixhe, mediat italiane: Nusja i vrau se ishte shtatzënë me një tjetër

news image

Mediat italiane kanë zbuluar detaje tronditëse nga dosja hetimore për vrasjen e çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho, të cilët u gjetën të copëtuar në valixhe.

Për krimin u arrestua nusja e djalit të tyre, Elona Kalesha nga Durrësi, raporton abcnews.

Por cilat janë dyshimet e hetuesve?

36-vjeçarja me origjinë shqiptare e ndaluar në Firence që nga dhjetori i kaluar për vrasjen e dyfishtë të prindërve të ish-të dashurit të saj, dyshohet se mund t’i ketë ekzekutuar për të parandaluar çiftin që të zbulonin se ishte duke pritur një fëmijë nga një burrë tjetër, pasi kishte tradhtuar djalin e tyre.

Kështu të paktën pretendon akuza italiane, bazuar në hetimet e kryera nga prokurorja Ornella Galeotti. Sipas asaj që u konstatua nga prokuroria, Kalesha dyshohet se kishte kryer një abort në një spital në Firence në Tetor 2015, disa ditë para zhdukjes së çiftit Pasho.

Mëngjesin e sotëm, gjatë seancës prokurorja Ornella Galeotti paraqiti dokumente të reja, përfshirë raportin e marrjes në pyetje të Taulant Pashos. Ai është shprehur se kurrë nuk e dinte për shtatzëninë e 36-vjeçares, duke mohuar se ai mund të ishte babai, duke qenë se ishte në burg.

Gjithashtu në bazë të asaj që u mësua, disa të afërm të Teuta Pashos deklaruan për hetuesit se disa ditë para se të zhdukej kishte shprehur dëshirën për të folur me djalin e saj për diçka që kishte të bënte me Elonën dhe se ai (Taulanti) duhet të zgjidhte mes familjes dhe të dashurës së tij.

Hetuesit italianë mbështeten në këtë tezë, pasi nuk kanë gjetur arsye tjetër se përse Elona mund të kishte vrarë çiftin./Gazeta Sinjali/