image Çifti kosovar erdhi për pushime në Kosovë, duke qenë në Austri në karantinë

Diasporë

Çifti kosovar erdhi për pushime në Kosovë, duke qenë në Austri në karantinë

news image

Një çift kosovar bashkë me djalin e tyre, ndonëse kishin rezultuar pozitiv me COVID-19 në Austri, morën rrugën për Kosovë.

Ky veprim atyre iu kushtoi me tre muaj burg me kusht nga autoritetet austriake.

Familja kosovare duhej të qëndronte në karantinë, por ata vendosën që të vijnë për pushime në Kosovë gjatë gushtit të vitit 2021.

Madje, bashkëshorti 45-vjeçar gjatë qëndrimit në Kosovë është trajtuar në një klinikë private për një javë për shkak të sëmundjes.

Së bashku me gruan e tij 42-vjeçare, ai tash pas pesë muajsh ka dalë para gjyqit në Linz, për akuzën mbi dyshimin për rrezikimin e qëllimshëm të njerëzve me një sëmundje ngjitëse.

/GazetaSinjali/