image Çifti i njohur bëhen prindër për herë të parë

Bota e Yjeve

Çifti i njohur bëhen prindër për herë të parë

news image

Aktorja e Star Wars, Felicity Jones dhe bashkëshorti i saj, Charles Guard janë bërë prindër.

36-vjeçarja ka sjellur në jetë fëmijën e saj të parë, raporton “People”.

Shtatzënia e Felicity u konfirmua për herë të parë në dhjetor dhe që nga ajo kohë ajo ka qëndruar larg syrit të publikut. Nuk është e qartë kur ajo lindi, por Daily Mail publikoi fotografi teksa ajo shihet me një karrocë fëmijësh.

Felicity dhe Charles, 44 vjeç, janë në lidhje që nga viti 2015, ndërsa u martuan në korrik 2018.

Felicity pritet të kthehet në punë në fillim të vitit 2021, kur të fillojnë xhirimet e filmit të ardhshëm “Borderland” , në të cilin do të interpretojnë gjithashtu John Boyega , Jodie Turner-Smith dhe Jack Reynor. /Gazeta Sinjali/