image Chollet falënderon Kovaçevksin për organizimin e takimit të Ohrit mes Kurtit dhe Vuçiqit

Politikë

Chollet falënderon Kovaçevksin për organizimin e takimit të Ohrit mes Kurtit dhe Vuçiqit

news image

Këshilltari i Lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka njoftuar se ka biseduar sot me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Chollet e ka falënderuar atë dhe udhëheqësinë maqedonase për organizimin dhe mikpritjen e tyre, me rastin e takimit për dialog mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në Ohër, me ndërmjetësim të BE-së.

“Telefonatë e shkëlqyer me PM @DKovachevski për të falënderuar përsëri Maqedoninë e Veriut për udhëheqjen dhe mikpritjen e tyre duke pritur Dialogun e Lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar ai.

Chollet dje tha se Kosova tani është më afër se kurrë drejt të ardhmes së saj në BE, pas bisedës telefonike që zhvilloi me kryeministrin Albin Kurti, duke e uruar të parin e Qeverisë për marrëveshjen e arritur në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

/GazetaSinjali/