Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka pranuar publikisht se “Zajednica”, term i përdorur nga partia në pushtet për Asocacionin e Komunave me shumicë serbe, nuk do të kalojë në Kuvendin e Kosovës.
“Nuk e di çka Vuqiqi e Brnabici i kanë premtuar Cholletit dhe Escobarit, por: Zajednica nuk kalon!”, ka shkruar Abrashi në Facebook.
Ky reagim i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosjes, erdhi pas thirrjeve të Derek Chollet, Këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i dërguar i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.