image Balotelli i kundërpërgjigjet Chiellinit: Unë të paktën kam guximin t’i them gjërat në fytyrë

Futboll

Futboll/ Balotelli i kundërpërgjigjet Chiellinit: Unë të paktën kam guximin t’i them gjërat në fytyrë

news image

Mbrojtësi i Juventus, Giorgio Chiellini gjatë ditës së sotshme kritikoi Mario Balotellin duke e quajtur njeri negative dhe se nuk ka respekt për grupin.

Këtyre kritikave i është përgjigjur Balotelli përmes një postimi në Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.

Balotelli shkruan në postimin e tij se Chiellini ma pasur shumë shanse që të ia thotë këto fjalë në fytyrë si një burrë I vërtetë.

“Unë të paktën kam guximin t’i them gjërat në fytyrë. Që nga viti 2013 ke pasur shumë shanse të mi thoni ato gjëra si një burrë i vërtetë … nuk e keni bërë. Kush e di se çfarë do t’ju thuash në të ardhmen shokëve tuaj aktual të skuadrës … nëse ky është kuptimi i “të qenit kampion”, atëherë unë preferoj të mos jem i tillë. Dhe fanellës së  kombëtares kurrë nuk i ka munguar respekti”, ka shkruar Balotelli./Gazeta Sinjali/