image Chelsea kërkon njërin nga Digne, Dest ose Tagliaficon për ta zëvendësuar Chilwellin

Futboll

Chelsea kërkon njërin nga Digne, Dest ose Tagliaficon për ta zëvendësuar Chilwellin

news image

Chelsea po shqyrton opsionet për të zëvendësuar të lënduarin Benjamin Chilwell, raporton Fabrizio Romano, përcjell Sinjali Sport.

Alternativa e parë është Lucas Digne, derisa ai është i përgatitur të largohet nga Everton.

Sergino Dest vlerësohet si një nga lojtarët tjetër që mund të transferohet edhe pse asgjë e avancuar ende.

Nicolás Tagliafico është diskutuar javë më parë si një prej futbollistëve që mund të zëvendësojë reprezentuesin anglez.

Duke kujtuar Emerson Palmieri ose Maatsen, nga plani B, mund të rikthehen nga huazimi, njëri prej tyre, nëse nuk transferohet ndonjëri prej lojtarëve të cekur.  /Gazeta Sinjali Sporti/