image Chelsea i hakmerret Leicesterit për humbjen e shkaktuar në finale të Kupës - Sinjali

Chelsea i hakmerret Leicesterit për humbjen e shkaktuar në finale të Kupës

news image

Chelsea fituan derbin e javës në elitën e futbollit anglez ndaj Leicester Cityt, e që ishte e vlefshme për javën e 37-të, shkruan Sinjali Sport.

Skuadra londineze arriti një fitore të rëndësishme në luftën për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur pikërisht rivalin e top 4-ës me rezultat 2-1, po ashtu me një motiv shtesë, pasi këta të fundit të shtunën e mposhtën në finale të FA Kupës.

 “Blutë” në “Stamford Bridge” në prani të 10 mijë tifozëve fituan me golat e Antonio Rudiger dhe të  Jorginhos.

Golin e vetëm për “dhelprat” e realizoi lojtari më në formë Kelechi Iheanacho, i cili u bë edhe i vetmi lojtar në këtë stinor që ka shënuar në çdo ditë të javës në Premierligë.

Me këtë fitore, londinezët ngritën në pozitën e tretë me një pikë më shumë se “dhelprat”, të cilët me këtë humbje zbresin në pozitën e katërt dhe do luftojnë deri në xhiron e fundit për të siguruar plasmanin në Ligën e Kampionëve. /Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin