image Chelsea fiton kryendeshjen ndaj Manchester Cityt me përmbysje

Futboll

Chelsea fiton kryendeshjen ndaj Manchester Cityt me përmbysje

news image

Manchester City dhe Chelsea përveç lojës që u zhvillua sot, do të takohen edhe në finale të Ligës së Kampionëve, shkruan Sinjali Sport.

“Citizens” luajtën me “blutë” edhe sot në “Etihad” në sfidën e vlefshme për javën e 35-të në Premierligë.

Dy finalistet e Ligës së Kampionëve luajtën një ndeshje interesante, ku mysafirët nga Londra fituan me rezultat 1-2.

Ekipi i Guardiolës doli në epërsi me golin e Sterling, ndërsa skuadra e Tuchel me Ziyech arritën që të barazojnë gjithçka, kurse Marcos Alonso realizoi golin e fitores në minutën e 93-të.

Manchester City me këtë humbje vazhdon të pres që të sigurojë matematikisht titullin e ligës.

Në tjetrën anë ekipi i Tuchel me këtë fitore ngritet në pozitën e tretë me 64 pikë të grumbulluara. /Gazeta Sinjali Sporti/