image Chelsea e shkatërron Norwichin, Rashica luan pjesën e dytë

Futboll

Chelsea e shkatërron Norwichin, Rashica luan pjesën e dytë

news image

Chelsea ka zhvilluar xhiron e nëntë në Premierligë ndaj Norwich Cityt, raporton Sinjali Sport.

Blutë e deklasuan skuadrën e promovuar në elitë me rezultat të thellë 7-0.

Londinezët edhe pse pa Lukaku e Werner, arritën të shënojnë më së shumti në këtë sezon për një ndeshje.

Mesfushori anglez, Mason Mount me hat-trick, Hudson-Odoi, Reece James, Benjamin Chilwell dhe Aarons një autogol ishin golashënuesit në këtë takim.

Chelsea me këtë fitore është lideri, duke grumbulluar 22 pikë, derisa mysafirët me dy pikë janë të fundit.  

Milot Rashica u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë. /Gazeta Sinjali Sporti/