image Charlie Puth publikoi këngën “I Warned Myself”

Muzikë

Muzikë/ Charlie Puth publikoi këngën “I Warned Myself”

news image

Kantautori i njohur amerikan Charlie Puth, ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “I Warned Myself” dhe është publikuar e shoqëruar me videoklip, transmeton Sinjali.

Tekstin e ka shkruar vetë artisti, ndërsa në produksion ka bashkëpunuar me Benny Blanco.

Kjo njëkohësisht është edhe kënga e parë e Charliet që nga albumi “Voicenotes” që u lansua në muajin maj, të vitit të kaluar.

Këngën mund ta dëgjoni në kanalin zyrtar të artistit në Youtube, këngë kjo e cila në vetëm pak orë nga publikimi ka marrë mbi dy milionë klikime./Sinjali/