image “Charlie Hebdo” riboton karikaturat e profetit Muhamed

Botë

“Charlie Hebdo” riboton karikaturat e profetit Muhamed

news image

Gazeta satirike franceze “Charlie Hebdo” ka ripublikuar karikaturat e profetit Muhamed, për shkak të të cilave më 7 janar të vitit 2015 nga një sulm me armë zjarri u vranë 12 gazetarë dhe karikaturistë të kësaj gazete.

Ky ripublikim u bë një ditë para seancës gjyqësore ku do të gjykohen 13 burra dhe një grua të akuzuar se iu siguruan armët sulmuesve.

Në një editorial që shoqëron karikaturat këtë javë, gazeta tha se vizatimet “i përkasin historisë dhe historia nuk mund të rishkruhet as të fshihet”.

Sulmet e janarit të 2015-ës kundër “Charlie Hebdo” nxitën një valë vrasjesh të pretenduara nga grupi i armatosur ISIS në të gjithë Europën.

Shtatëmbëdhjetë njerëz vdiqën në sulm – 12 prej tyre nga redaksia – së bashku me të tre sulmuesit.

Në njërën prej karikaturave profeti shihet duke mbajtur bombë në vend të turbanit derisa në titull thuhej: “Krejt ato për këtë”.

Karikaturat e ribotuara këtë javë u shtypën për herë të parë në 2006 nga gazeta daneze “Jyllands Posten”, duke shkaktuar disa herë protesta të dhunshme nga myslimanë që besojnë se përshkrimi i profetit është blasfemi./Gazeta Sinjali/