image Challandes: Agjenti i Kastratit më vuri kusht, nuk e pranoj

Futboll

Kosova/ Challandes: Agjenti i Kastratit më vuri kusht, nuk e pranoj

news image

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, në prag të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020 kundër Republikës së Çekisë dhe kundër Anglisë, ka deklaruar se duhet të reagojnë si ekip pasi mungojnë pesë futbollistë të përbërjes së parë.

“Dardanët” më 7 shtator në stadiumin ‘Fadil Vokrri” presin Çekinë, në kuadër të kualifikueseve për Evropianin 2020, sfidë të jetë e rëndësishme për skuadrën tonë. Ndërkaq, tri ditë më vonë, Kosova do të jetë mysafire e Kombëtares së madhe evropiane, Anglisë.

Përzgjedhësi i përfaqësueses në futboll, Bernard Challandes në një konferencë për media, tha se Kosova në këto dy sfida të rëndësishme, do të jetë në mungesë të disa lojtarëve kryesore, megjithatë, numri një i bankinës sonë, pret maksiumumin nga djemtë që do të zbresin në terren.

“Do të kemi shumë vështirësi ngase mungojnë pesë futbollist të përbërjes së parë. Unë si trajner mund të qaj, mund të ankohem për lojtarët që mungojnë apo mund të vendos për situatën në të cilën jemi dhe është e qartë se unë kam zgjedhur rrugën e dytë, atë që të gjemë një zgjidhje për situatën në të cilën jemi. Si trajner unë mund të marrë vendime që të zëvendësuar një lojtar për një lojtar me një lojtar kokë me kokë, dike që mund të luaj në vend të Rashicës, dike që mund të luaj në vend të Zenelit apo këdo qoftë, por ideja ime është që ne të reagojmë si ekip, të japim një përgjigje si ekip dhe t’i japim zgjidhje këtij problemi si ekip dhe mendoj që nëse reagojmë ashtu do të jemi në gjendje për të përballuar një situatë të tillë duke luftuar dhe duke u përgjigjur si një ekip dhe jo duke u bazuar në zëvendësimet kokë për kokë për lojtarët që mungojnë dhe është detyrë e im ja që si trajner të arrijë të nxjerr më të mirën nga këta futbollist të paraqitur, mbase do të provojë që të provokoj në një mas të caktuar ata lojtarë që do të paraqiten në këto dy ndeshje për të marrë maksimumin e tyre. Ne duhet të jemi të qetë në kokë, por duhet të japin më të mirën tonë, duhet të luftojmë jashtëzakonisht shumë”, tha ai.

Ai tha se duhet të nxërin më të mirën të mundshme ndaj njerës prej kombëtares më të fort në botë, siç është Anglia dhe njërës ndër kombëtaret më të forta aktualisht në Evropë, që është Republika Çeke.

Sipas tij, janë disa lojtarë që nuk kanë luajtur aq shumë kohëve të fundit dhe mbetet që gjatë punës që do ta bëjnë gjatë javës, të vendosin për setcilin lojtar të ftuar.

“Për mua do të jetë shumë e rëndësishme që t’i shoh nga afër në këtë javë që i kemi në stërvitje, t’i ndjej nga afër përgatitjet e tyre sepse kemi disa lojtarë që nuk kanë luajtur aq shumë kohëve të fundit, megjithatë në konsultim me trajnerin fizik që e kemi në kombëtaren tonë por edhe me futbollistët besoj që gjatë javës që do të punojmë së bashku, do të jemi në gjendje për ta vlerësuar sa më mirë situatën e gjithsecilit dhe më pas të marrim vendimin për gjithsecilin”, tha ai.

Duke dhënë detaje rreth Lirim Kastratit, tha se ai ka kërkuar që Lirim Kastrati të vijë nesër si të gjithë lojtarët e tjerë dhe të qëndrojë me ekipin deri të premten dhe gjatë kësaj javë do vendosej nëse do të ishte më mirë të qëndronte në ekipin A apo të shkojë në ndeshje shumë të rëndësishme të ekipi U21 me Anglinë.

“Agjenti i tij më kërkoi që t’i garantoj minuta ose ai nuk do të vijë. Kurrë asnjëherë të vetëm nuk do t’i garantojë as edhe një lojtari të kombëtares se do të këtë minuta të garantuar, Samir Ujkani, Valon Berisha apo ndonjë lojtar tjetër kush do qoftë ai, kurrë nuk do të marrë garancion prej meje se do të këtë minuta të garantuar për të luajtur. Nëse ata e marrin një ftesë, nëse e marrin ftesën për të qenë pjesë e kombëtares, nënkupton se do ta pranojnë rolin që do ta kënë në ekip dhe me çdo grumbullim që e kemi iu them ju që e pranuat ftesën dhe jeni këtu duhet të jeni të gatshëm për çdo rol që mund t’iu ofrohet në ekip, ta ndihmoni ekipin në çdo mënyrë që kërkohet nga ju dhe kjo është mënyra se si unë punoj në asnjë formë tjetër nuk mund t’i garantoj asnjëherë asnjë lojtari se do të jetë pjesë e 11-shës së parë apo se do të ketë minuta në pozicion, kjo është mënyra se si unà « punoj. Në fund Lirim Kastrati ka marrë një vendim, siç e dini vendimi i tij është se do të shkojë të luaj me ekipin U21 ”, tha ai.

Ai thotë se ka studiuar dy kundërshtaret për kohë të gjatë sidomos çekin, që është një skuadër shumë e mirë dhe është një kundërshtar i fortë që ka bërë paraqitje shumë të mira në dy ndeshjet e fundit ndaj Bullgarisë dhe Malit të Zi duke fituar 6 pikë.