image Challandes tregon a i frikësohet ndeshjes me Maqedoninë e Veriut

Futboll

Sport/ Challandes tregon a i frikësohet ndeshjes me Maqedoninë e Veriut

news image

Kosova do të ketë edhe një mundësi kualifikimi përmes fazës së play-offit, ku do të shkojë si fituese e grupit të saj në Ligën D të Nations League.

“Dardanët” do të luajnë si mysafirë të Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinalen e play-offit. Në rast fitoreje, do të përballeshin në finale me fituesin e gjysmëfinalistëve të grupit tjetër, Gjeorgji- Bjellorusi.

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes duke komentuar gjasat për kualifikim në kampionatin evropian ka thënë se Kosova duhet t’i fitojë këto dy ndeshje për ta siguruar një ‘biletë’ për në kampionatin evropian.

“Është gjithmonë e njëjta për mua, duhet t’i respektojmë të gjitha ekipet. Maqedonia do të jetë një kundërshtar i fortë dhe pres ndeshje të fortë, ne duhet të jemi i gatshëm”, tha Challandes.

“Do të jetë 50-50. Unë nuk i frikësohem Maqedonisë së Veriut asnjëherë, por më duhet ta pranoj se isha pak i frikësuar kundër Anglisë”, ka theksuar ai./Gazeta Sinjali/