image Challandes: Suedia kundërshtar i fortë, shpresojmë të mos humbim raste vetëm me portierin

Futboll

Challandes: Suedia kundërshtar i fortë, shpresojmë të mos humbim raste vetëm me portierin

news image

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll Bernard Challandes, ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes që Kosova do ta zhvillojë ndaj Suedisë më 9 tetor, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror “Qatar 2022”.

Challandes e ka cilësuar Suedinë si kundërshtar shumë të fortë.

Strategu zviceran tha se shpreson që lojtarët e tij mos të humbin rastet vetëm për vetëm me portierin siç kishin bërë në ndeshjen kundër Spanjës.

“Suedia është shume skuadër e fortë për kundërshtarët, sidomos kur luan në shtëpi, luan një futboll shumë të fortë, janë të fortë fizikisht dhe ia pamundëson kundërshtarit të luaj lojën e tyre”.

“Por, ne duhet të gjejmë mundësinë për të gjetur miksimet për t’i bërë ballë, duhet të provojmë ta sulmojmë Suedinë dhe të mos i humbim rastet vetëm për vetëm me portierin”. /Gazeta Sinjali Sporti/