Selektori i kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, është shprehur pas humbjes nga Suedia.
Challandes, në një intervistë e konsideroi si “shaka” situatën e penalltisë, derisa kërkoi edhe shpjegime për rregullat e prekjes së topit me dorë.
“Nuk është ndeshje e njëjtë sikurse në Prishtinë. Mendoi që kemi luajtur me një kundërshtar shumë të fortë. Për mua është një shaka situata e penalltisë. Që nga koka tek dora nuk është penallti, shpjegoma si mund të jetë kjo? Madje mund të jetë edhe faull në Hadërxhonaj”, tha ai.
“Gjithsesi, Suedia e ka merituar këtë fitore. Pas pjesës së parë, kishim mundësi të barazonim. Suedia pati tre lojtarë shumë të fortë në sulm. Po të shënonim në fillimin e pjesës së dytë, do të ishte një tjetër lojë”, shtoi tutje Challandes.
Trajneri i kombëtares së Kosovës tha edhe se dallimi mes një kundërshtari si Spanja dhe Suedia qëndron në fizikun e lojtarëve, gjë që, sipas tij, bëri diferencën në përformancën e lojtarëve të Kosovës. /Gazeta Sinjali Sporti/