image Challandes për inkuadrimin e Sterlingut: Ky është një lajm i keq për neve, shumë i keq, dyfish i keq

Futboll

Kombëtarja/ Challandes për inkuadrimin e Sterlingut: Ky është një lajm i keq për neve, shumë i keq, dyfish i keq

news image

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në një konferencë për media për ndeshjen e nesërme kundër Anglisë, ka thënë se kjo ndeshje do të jetë sfidë e frikshme.

Challandes tha se ndeshja me Anglinë është tejet e rëndësishme për faktin se është ndeshja e fundit para se Kosova të luajë me Maqedoninë e Veriut në muajin mars.

Është ndeshje me rëndësi, përmbyllëse para ndeshjes kualifkuese në mars. Është me rëndësi ta shohim se si do të luajmë ne ndaj një Kombëtareje të tillë“, tha ai.

Trajneri i Kosovës u pyet edhe për inkuadrimin e Raheem Sterling në ndeshjen ndaj Kosovës. Ai e cilësoi si një lajm të keq për Kosovën, pasi që sipas tij Sterling është njëri ndër lojtarët më të mirë në botë.

Ky është një lajm i keq për neve, shumë i keq, dyfish i keq. Sterling është një ndër lojtarët më të mirë në botë në pozitën ku luan ai. Por, Anglia ka shumë futbollistë cilësorë dhe mund të rrezikojë edhe me lojtarë të tjerë“, tha Challandes.

Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë do të zhvillohet nesër nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Gazeta Sinjali/